Ai momenti kur tifozi nga tribuna vërshëllon, ndërsa Mahrez aksionin ndalon (VIDEO)

Një vërshëllimë ka ndalur një aksion dje në takimin derbi të javës së 25-të në Premierligë midis Totehamit dhe Mançester Sitit, në të cilën ndeshje skuadra londineze shënoi fitore 2:0.

Mirëpo përveç dy golave të shënuar, ajo që morri vëmendje në këtë ndeshje ishte edhe momenti i minutës së 26-të, me protagonistë Rijad Mahrez.

Algjeriani mori një top pas shpinës së mbrojtjes vendase, e kontrolloi atë shumë mirë, mirëpo më pas ndaloi. Arsyeja? Një tifoz kishte vërshëllyer me bilbil nga tribuna pas porte dhe sulmuesi kishte menduar se arbitri kishte sinjalizuar pozicion jashtë loje.

Kështu ai i dhuroi topin futbollistit kundërshtarë, Davidson Mina, ndërsa nga e gjithë kjo të befasuar mbetën dy futbollistët e Mançester Sitit, Kevin De Brujne dhe Serxhio Aguero, me këtë të fundit që kërkonte një pasim nga ana e Mahrez.

Leave a Reply