Kosovare Asllani shënon në fitoren e Real Madridit (VIDEO)

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani shënoi në fitoren e skuadrës së saj, CD Tacon Real Madrid në ndeshjen e javës së 19-të kundër CFF Madrid, njofton “infOSport.mk”.

Asllani shënoi golin e dytë për “madrilenet” në minutën e 40-të, kur për herë të parë kaloi në epërsi skuadrën e saj.

Për futbollisten shqiptare ishte ky goli i 5-të në gjithsej 15 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion, në të cilin skuadra e saj me 22 pikë renditet në pozitën e 9-të.

Leave a Reply