Super lajm, Barcelona e Setien fut Manajn në listën e futbollistëve për “Champions League

Një sukses i radhës për sulmuesin shqiptarë, Rei Manajn, që po merr vëmendjen e të gjithëve në Spanjë, madje duke surprizuar edhe vetë tifozët shqiptarë.

Kur erdhi te Barcelona B pak kush do ta mendonte se mund t’i jepej hapësira në skuadrën e parë.

Por sulmuesi shqiptar është stërvitur dy herë me trajnerin Setien, përkatësisht para ndeshjes për Kupë me Leganesin dhe para ndeshjes në kampionat me Levanten.

Këtë herë një tjetër lajm i madh vjen për futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Sipas asaj që raporton “Marca”, Barcelona ka dorëzuar listën e saj për ndeshjet e “Champions League” për vazhdimin e këtij kompeticioni pas kalimit të grupit. Në listën me 25 emra të futbollistëve kryesorë përfshihet edhe sulmuesi sgqiptarë, Rei Manaj.

Një sukses i madh ky pa dyshim për vetë Manajn, por edhe për futbollin shqiptarë.

Leave a Reply