Vardari mbetet pa shërbimet e futbollistit më të mirë, Avramovski!?

Përveç krizës së madhe që ka kapluar skuadrën e Vardarit, pasi njeriu i parë i tyre Sergej Samsonenko njoftoi edhe përfundimisht largimin e tij nga klubi më i trofeshëm në vend, tifozët e skuadrës shkupjane mund të marrin edhe një goditje tjetër brenda këtyre ditëve, përcjellë “infOSport.mk”.

Siç njoftojnë mediat në Bosnje e Hercegovinë, skuadra e Borac Banja Luka dëshiron të shfrytëzojë krizën në kampin “kuqezi”, duke kërkuar që të marrë në rradhët e veta futbollistin më të mirë të Vardarit dhe njëherit golashënuesin më të mirë të stinorit vjeshtorë në elitën e futbollit vendor, Daniel Avramovski (9 gola).

Borac Banja Luka stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit boshnjak e mbylli në pozitën e 3-të me 35 pikë, vetëm 1 më pak se liderët e Sarajevës, ndërsa dëshira e tyre është që të sulmojnë titullin e kampionit, ndërsa një gjë të tillë kuptohet se mund të bëjnë vetëm me transferimin e futbollistëve cilësorë, siç është edhe Daniel Avramovski.

Ky i fundit gjatë karrierës së tij në Maqedoni kishte luajtur edhe me Rabotniçkin dhe Makedonija Gj.P, ndërsa në rajon kishte veshur fanellën e skuadrës sllovene të Olimpija si dhe atyre serbe të OFK Beograd, Vojvodinës dhe Crvena Zvezdës.

 

 

Leave a Reply