Messi nuk shënoi, por e udhëhoqi Barçën drejt fitores ndaj Betisit (VIDEO)

Betisi dhe Barcelona zhvilluan një super ndeshje në stadiumin “Benito Villamarin”, në të cilën në fund fitores iu gëzua skuadra “katalunase” me rezultatin 2:3, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë dhuroi plotë 4 gola, ndërsa e dyta 1 gol dhe dy kartonë të kuq.

Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh, falë penalltisë së Serhio Kanales (6’), teksa Barcelona barazoi shumë shpejt me De Jong (9’).

Nabil Fekir (26’) riktheu Betisin në avantazh, ndërsa Buskets në fundin e pjesës së parë, barazoi sërish shifrat.

Në të dytën, do të kishte vetëm një gol, edhe atë i shënuar nga mbrojtësi francez i Barcelonës, Klement Lenglet (72’), i cili 7 minuta pas golit të fitores u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë dhe duheshe të lëshojë fushën, njëjtë sikurse edhe Nabil Fekir, i cili në të 76-të u bë protagonist absolut i këtij takimi te ekipi vendas, pasi më herët përfitoi penaltinë si dhe shënoi golin e dytë, ndërsa në fund duheshe të lëshojë edhe fushën.

Messi edhe pse nuk shënoi në këtë ndeshje, ai asistoi në të tre golat e “katalunasve”, që vazhdojnë të ndjekin Realin e Madridit në renditje.

Leave a Reply