ZYRTARE, nga Arsenali kalon te Milani

Milani edhe zyrtarisht e ka emëruar Ivan Gazidisin në rolin e shefit ekzekutiv të klubit, duke e përshkruar emërimin e tij si shenjë të qartë të ambicieve të tyre.

Gazidis u emërua në bordin e Milanit të mërkurën në mëngjes gjatë takimit të aksionarëve në zyrat e klubit.

“Jemi të lumtur me emërimin e Gazidis”, thuhet në një komunikatë të Milanit.

“Kjo është shenjë e qartë se pronarët e rinj kanë synime të rëndësishme që duan t’i arrijnë në një periudhë afatmesme dhe afatgjate”, thuhet më tej në njoftim.

53-vjeçari, i cili vjen nga Arsenali, me ‘kuqezinjtë’ nga Milano ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2020.

Leave a Reply