Sporti i mundjes në zi, ndërroi jetë 24-vjeçari Bunjamin Nuishi

Dita e shtunë rezultoi shumë e trishtë për sportin vendor, e në veçanti për mundjen, pasi mëngjesin e sotëm nga jeta u nda mundësi i Tefejuz, Bunjamin Nuishi. Buja siç e njohin të gjithë, ishte një mundës i sukseshëm jo vetëm në rrethinë por edhe ne mbarë trojet shqiptare.

Ai ishte vetëm 24 vjet dhe sukseset në këtë sport i kishte filluar vite më parë, ndërsa gara e tij e fundit ishte ajo e 31 janarit në Kupën Botërore të Turqisë.

Me të mësuar këtë lajm shumë figura sportive në vend kishin shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e hershme nga jeta të këtij sportisti, i cili gjithashtu ishte edhe pjesë e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Leave a Reply