Kadriu flet para ndeshjes me Struga TL, shpresojmë të kalojmë tutje

Renova dhe Struga Trim Lum sot në Tetovë do të nisin gjithçka nga fillimi në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, kjo pasi ndeshja e parë në Strugë ishte mbyllur me shifrat 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Këto dy skuadra u takuan edhe para 10 ditëve, në kuadër të ndeshjeve kampionale, ndërsa do të jetë hera e dytë që do të luajnë në kuadër të ndeshjeve të Kupës.

“Ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 0:0. Besoj kemi rezultat pozitiv, shpresojmë të hymë në fushë për të dhënë më të mirën dhe të kalojmë më tutje” – u shpreh fillimisht Kadriu, i cili në pyetjen tonë nëse mund të përsërisin ndeshjen kampionale të para ca ditëve, kur triumfuan me shifrat 2:0, dhe nëse do të shënonte sërish kundër Struga Trim Lum, erdhi me këtë përgjigje: “Ndeshja prej ndeshjes dallon. Në kup është ndryshe, në  kampionat ndryshe. Normal në fushë gjithnjë futem me qëllim për të fituar ndeshjen, për të shenaur dhe për të ndihmuar ekipin, kështu që dhe këtë ndeshje do jetë ashtu, ku shpresojmë të kalojmë më tutje”.

Eurogoli i Florian Kadriut, Renova barazoi shifrat ndaj FC Shkupit

Eurogoli i Florian Kadriut, Renova barazoi shifrat ndaj FC ShkupitLPFMV – Java 21FC SHKUPI – RENOVA 1:1(F. Kadriu 43')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 1 март 2020 г.

Kadriu për momentin është një ndër futbollistët vendimtarë te Renova, për të cilën skuadër në stinorin pranveror ka shënuar 3 gola në po aq ndeshje, dy prej të cilëve i shënoi në ndeshjen e fundit ndaj FC Shkupit, ndërsa një tjetër kishte shënuar pikërisht ndaj Struga Trim Lum.

Florian Kadriu shenon edhe golin e dyte per Renoven ndaj Struga Trim Lum

Florian Kadriu shenon edhe golin e dyte per Renoven ndaj Struga Trim LumLPFM – Java 20RENOVA – STRUGA TRIM LUM 2:0(F. Kadriu 56')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 февруари 2020 г.

Ndeshja Renova – Struga Trim Lum starton në ora 14:00, ndërsa arbitër kryesor i këtij takimi do të jetë Dimitar Meçkarovski.

Leave a Reply