Gjoka: Neve luftojmë për të gjitha kompeticionet

Shkëndija len anësh për një çast kampionatin, pasi nesër në Shkup kundër Rabotniçkit do të diskutojë kualifikimin për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Tetovë u mbyll me barazimin 1:1, ndërsa të dyja skuadrat futen në këtë ndeshje me shumë optimizëm, sidomos pas barazimit pa gola të Rabotniçkit ndaj liderit Vardarit në rolin e mysafirit dhe fitores së Shkëndijës 4:1 ndaj Makedonija GJ.P.

Pikërisht kjo fitore ka bërë që stafi teknik dhe futbollistët “kuqezi” të besojnë që këtë formë ta bartin edhe në ndeshjen e Kupës të mërkurën ndaj Rabotniçkit.

“Është ndeshje me rëndësi për ne, sepse Shkëndija është përgatitur për të gjithë kompeticionet. Nga nesër deri më datën 21 mars ne kemi çdo tre ditë ndeshje dhe paralel me synimin e rezultatit të dëshiruar ne duhet të mendojmë edhe për rotacione për të qenë të gatshëm edhe për nesër 100% edhe për të qenë qenë të gatshëm edhe të freskët 100% edhe për ndeshjen kampionale me Borecin“, është shprehur trajneri, Ernest Gjoka.

Përballja e kthimit e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës nesër në arenën “Todor Proeski” në Shkup starton në ora 14:00.

Leave a Reply