Dy shqiptarë në mesin e më të mirëve në Kroaci, Lirim Kastrati ylli i javës

Lokomotiva e Zagrebit falë futbollistëve shqiptarë që ka në rradhët e veta po vazhdon të shkëlqejë në futbollin elitarë të Kroacisë, shkruan “infOSport.mk”. Skuadra nga kryeqendra kroate të martën si vendas me shifrat 3:0 mposhti  skuadrën e Slaven Belupo, duke u renditur kështu në pozitën e katërt, vetëm dy pikë larg Hajdukut të vendit të dytë.

Myrto Uzuni zhbllokoi ndeshjen dhe ky ishte goli i shtatë në kampionat për futbollistin e kombëtares shqiptare.

Paraqitje fantastike bëri edhe Lirim Kastrati, edhe pse nuk ia doli të gjente golin. Të dy lojtarët ofensivë të skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit u përzgjodhën pjesë e formacionit më të mirë të javës së 25-të në HNL.

Lirim Kastrati mori më shumë pikë se të tjerët dhe u shpall lojtari më i mirë i kësaj javë në elitën e futbollit kroat.

Sulmuesi dardan numëron 9 gola të shënuar këtë sezon për Lokomotivën, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij në kampionat.

Leave a Reply