Aksident tragjik në Guinea, humbin jetën 9 futbollistë, përfshirë edhe vëllain e yllit të Liverpulit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin afrikan të Guineas. Një autobus një skuadër të tërë futbolli, përfshirë edhe pjesëtarë të stafit teknik ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shpejtësi të madhe me një pemë, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve.

E gjithë skuadra e Etoile de Guinea, që luan në divizionin e dytë të Guineas, po udhëtonte për në qytetin e Kankan për t’u përballur me Karifamoriah. Në bordin e autobusit ndodheshin 27 persona, ku përfshiheshin katër anëtarë të stafit, shoferi dhe 22 lojtarë të skuadrës.

Një nga trajnerët, nga spitali ka folur për mediet vendase dhe tregon: “Autobusi pati një defekt të rëndë në frena dhe e pati të pamundur të ndalonte. Shoferi arriti të kalojë dy kthesa, por e pati të pamundur në të tretën dhe u përplasëm shumë fort te një pemë”.

Pas identifikimit të viktimave mësohet se njëri prej tyre është vëllai i yllit të Liverpulit, Nabi Keita. Almani Keita ishte një prej lojtarëve të këtij ekipi dhe po udhëtonte bashkë me ta, teksa fati ka dashur që ai të jetë në listën e atyre që humbën jetën. (vipsport.al)

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply