Dy skuadra nga Premierliga vihen pas Thomas Strakohësh

Dy skuadra nga Premierliga angleze janë vënë pas portierit të kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha. Fjala është për Totenhamin dhe Leçester Sitin, skuadra këto që po përgatiten për një betejë të ashpër për shërbimet e 24 vjeçarit të Lacios.

Transferimi i Strakoshës synohet të finalizohet gjatë merkatos së verës, por nuk do të jetë aspak e lehtë që të bindet Lacio, që te Strakosha sheh një siguri të madhe në portë.

Kontrata aktuale e Strakoshës me skuadrën romake skadon në vitin 2022, por së shpejti “lacialët” synojnë rinovimin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i portierit të kombëtares “Kuqezi”, që me Lacion e tij po bëjnë një sezon të shkëlqyeshëm, ku janë në garë të fortë me Juventusin për titullin e kampionit në “Serie A”.

Leave a Reply