Pogba dhe De Gea largohen nga Mançester Junajtedi?

Poll Pogba dhe David de Gea mund të jenë në mesin e disa prej futbollistëve që mund të largohen nga rradhët e Mançester Junajtedit gjatë kësaj verë, raportojnë mediat britanike.

Edhe pse trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunar Solskjaer deklaroi se Pogba do të mbetet në  “Olld Traford”, megjithatë mediat në ishull, raportojnë se francezi si dhe portieri De Gea do të largohen nga skuadra shumë herë kampione e Anglisë.

Kjo dyshe prej kohësh janë të lidhur me transferimin tek gjiganti spanjoll, Real Madrid, derisa emri i Pogbas lidhet gjithashtu me një rikthim të mundshëm te skuadra kampione e Italisë, Juventusi.

Leave a Reply