Federata belge mbyll sezonin dhe shpall kampionin

Federata e Futbollit belg ka vendosur që të mbyll para kohe kampionatin, kjo për shkak Koronavirusit, teksa e njëjta ka vendosur që të shpall kampion Klub Bryzh, skuadër kjo që po kryesonte kampionatin në momentin e ndërprerjes.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Federatës belge:

“Bordi i drejtorëve të ‘Pro League’ ka mbajtur një video-konferencë të enjten. Pika kryesore ka qenë anulimi i kampionatit shkaku i koronavirusit. Bordi i drejtorëve i ka rekomanduar Asamblesë së Përgjithshme që pjesa tjetër e kampionatit, duke marrë parasysh shëndetin publik, të mos vazhdohet. Bordi i drejtorëve po ashtu ka marrë parasysh rekomandimin e mjekut Van Ranst dhe qeverisë se ka pak gjasa që të rinisë kampionati me publik para 30 qershorit. Situata e tashme po ashtu bën shumë të paqrtë se kur do të fillohen stërvitjet kolektive. Bordi i Drejtorëve me vendim unanim ka këshilluar që të mos vazhdohet gara e stinorit 2019-20 dhe të pranohet renditja aktuale e Jupiler Pro League si përfundimtare. Po ashtu është caktuar një grup punues që do të merret me çështjet sportive dhe ndikimet financiare të këtij vendimi. Mbledhja e përgjithshme është paraparë me 15 prill”, – thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të ligës.

Klub Bryzh pas 29 xhirove krijoi një epërsi prej 15 pikëve në krye të “Jupiler Pro League” ndaj skuadrës së vendit të dytë, Gent, që numëronte 55 pikë.

Vendimi i bordit të “Pro League” duhet të ratifikohet në takimin e 24 klubeve të dy rangjeve të para, por 17 prej tyre kanë bërë thirrje javën e kaluar që të anulohet kampionati.

Leave a Reply