Numri një i futbollit italian zbulon skenarin e fundit

UEFA vendosi si afat 3 gushtin për përfundimin e sezonit, por në Itali janë të vendosur ta mbyllin edhe më vonë, ndoshta në muajin tetor.

Këtë e thotë vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Ai thekson se ky sezon duhet mbyllur me çdo kusht, ndryshe do ndikojë edhe te pasardhësi.

“E vetmja mënyrë për ta trajtuar këtë emergjencë serioze është duke e mbyllur sezonin 2019/20, në çfarëdo mënyre që mundemi”, shprehet Gravina për “Rai Uno”.

Më tej ai flet edhe për opsionin e mbarimit të kampionatit në vjeshtë.

“Jemi duke punuar për një sërë hipotezash, në mënyrë që ta menaxhojmë sa më mirë këtë situatë. Serie A deri në shtator ose tetot është një mundësi. Kjo është një mënyrë për të shmangur komprometimin e këtij sezoni dhe pasardhësit”, përfundon Gravina.

Leave a Reply