Lionel Messi, një fenomen i lindur, shihni videon e rrallë si 8 vjeçar të argjentinasit (VIDEO)

Lionel Messi, mund të themi se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ylli argjentinas i Barcelonës ka dominuar futbollin vitet e fundit, ndërsa më së miri flasin 6 “Topat e Artë”, si dhe një numër i madh i trofeve të fituar me Barcelonën.

Zoti i ka falur talentin, ndërsa ne futbolldashësit duhet të jemi të kënaqur që jetojmë në kohën e tij, duke shijuar çdo magji dhe shumë gola spektakolar.

Se këtë dhunti e ka nga Zoti, më së miri flet edhe një video e rrallë e publikuar nga e përditshmja angleze “Mirror”, ku Lionel Messi shihet se si turpëronte moshatarët e tij, që kur ishte vetëm 8-vjeç.

Leave a Reply