Rushtu Rexhber del nga spitali, fiton betejën me “Covid-19”

Rekordmeni për ndeshje të zhvilluara te kombëtarja turke, Rushtu Rexhber, i cili ishte diagnostifikuar me koronavirus, është lëshuar nga spitali, njofton “CNN Turk”, përcjellë “infOSport.mk”.

Rushtu Rexhber me 120 ndeshje të zhvilluara me Kombëtaren e Turqisë, aktualisht mban rekordin si lojtari me më shumë ndeshje për ekipin kombëtarë. Ai me Turqinë kishte fituar medaljen e bronzit në Botërorin e vitit 2002 dhe Europianin e vitit 2008.

Në nivel klubesh ai kishte luajtur për skuadrat si Beshiktash, Fenerbahçe, Barcelona dhe Antaliaspor.

Leave a Reply