Koronavirusi, e ardhmja e Jasir Asanit në pikëpyetje!

E ardhmja e Jasir Asanit, i cili aktualisht po luan në formë huazimi nga Partizani i Tiranës te skuadra e njohur suedeze e AIK Stokholm, është vënë në pikëpyetje, kjo përshkak të krizës me koronavirusin, pandemi kjo që ka përfshi gjithë globin.

Shkupjani 24 vjeçar kaloi në kampionatin suedez në merkaton e janarit, mirëpo pezullimi i futbollit e gjen atë me vetëm 3 ndeshje të luajtura (përfshirë dhe miqësoret”, gjë e cila vështirëson mundësinë e blerjes nga suedezët).

Në lidhje me të ardhmen e Asanit ka folur edhe agjenti i tij, Henrik Jurelius.

“Është e vështirë ta gjykojmë, përderisa nuk ka ndeshje ku të tregojë veten. Ndeshjet mund të rifillojnë në mes të majit dhe ne mund ta vlerësojmë pas disa ndeshjesh. Marrëveshja përfshin huazim deri në qershor. Nuk kemi filluar akoma diskutime të reja në lidhje me zgjatjen e huazimit.” – ka thënë Jurelius.

Kujtojmë Jasir Asani karrierën e filloi te Vardari, që më pas të transferohet te FC Shkupi, ndërsa një periudhë të shkurtër para se të transferohej në Superligën shqiptare te Partizani, Asani luajti edhe me fanellën e Pobedës së Prilepit.

Leave a Reply