Umit Karan e përzë Stojkoskin nga FC Shkupi!

Burime të “InfOSport.mk” mësojnë se mesfushori Kristian Stojkoski nuk është më pjesë e FC Shkupit. Sipas informatave jo zyrtare dhe qe nuk janë bërë publike po as nuk janë konfirmuar nga ana e klubit deri më tani, Stojkoski me skuadrën nga Çairi janë ndarë në një situatë jo të lakmueshme.

Sipas burimeve tona, trajneri turk i Shkupit, Umit Karan pas ndeshjes me Renovën të zhvilluar në Çair në kuadër të kampionatit ka përjashtuar nga ekipi Stojkoskin. Si duket mesfushori maqedonas nuk ka qenë i pëlqyer nga strategu turk dhe ky i fundit ka marrë vendim për ta larguar nga ekipi.

Kujtojmë që Stojkoski te Shkupi erdhi në verën e vitit 2017-të, ndërsa këtë verë rinovoi kontratën edhe për 1 vit tjetër./InfOSport.mk

Leave a Reply