Pas një betejë të vërtetë në Amsterdam, Bajerni ruajti pozitën e parë në grupin ‘E’ (VIDEO)

Bajern Munihu ka ruajtur pozitën e parë në grupin ‘E’ të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 3:3 në Amsterdam ndaj Ajaksit, dy skuadra këto që do të luajnë në ndeshjet e 1/8 së finales. Skuadrës së njohur holandeze sonte i kryente punë vetëm fitorja, për të rrëmbyer pozitën e parë në grup, e që nuk ishin larg asaj, pasi deri në minutën e 87-të avansonin me rezultatin 2:1.

Megjithatë ‘bavarezët’ edhe njëherë tjetër u treguan si skuadër serioze dhe shumë cilësore, pasi me golat e Robert Levandovskit nga penaltia në minutën e 87-të dhe të Kingsli Koman në minutën e fundit të takimit, bënë përmbysje të rezultatit në 3:2. Ajaksi deri te barazimi erdhi vetëm në kohën shtesë, falë golit të shënuar nga Nikolas Taljafiko.

Ndryshe Levandovski në minutën e 13-të kaloi në epërsi ekipin bavarez, teksa Tadiç me dy gola të shënuar në minutën e 61-të dhe të 82-të nga pika e bardhë për herë të parë kishte kaluar në epërsi Ajaksin në këtë përballje.

Leave a Reply