Bundesliga nuk rifillon më 9 maj!

Bundesliga nuk do të rifillojë të paktën deri datë 16 maj, duke qenë se data për të marrë vendimin në lidhje me fatin e sezonit aktual është shtyrë për të mërkurën e ardhshme.

Pavarësisht se koronavirusi është prezent akoma, kishte shpresa që kampionati gjerman do të fillonte në datë 9 maj, por vendimi është shtyrë të paktën deri datë 16 maj.

Madje klubet janë rikthyer në stërvitje me shpresën për të luajtur të shtunën e ardhshme, mirëpo këtyre shpresave iu dha fund këtë të enjte, teksa vendi ka menduar të shtrëngojë masat e parandalimit të efektit të mëtejshëm të koronavirusit.

Helge Braun, shefi i stafit të Kancelares Merkel, u shpreh: “Kufizimi i kontakteve do të zgjatet me siguri deri datë 10 maj.”

Leave a Reply