PSZH vihet pas 3 mesfushorëve që luajnë në “Serie A”!

Drejtori sportiv i PSZH-së, Leonardo dëshiron të transferojë tre mesfushorët që janë duke shkëlqyer me skuadrat e tyre në “Seria A”.

Bëhet fjalë për Ismael Benaser të Milanit, Sergej Milinkoviç-Saviç të Lacios dhe Lorenco Pellegrini të Romës.

Sipas asaj që raporton “Le10 Sport”, fokusin kryesor “parisienët” e kanë te ylli i Milanit, Benaser, për shërbimet e të cilit “kuqezinjtë” nga Milano kërkojnë 30 milionë euro.

Mesfushori i Lazio-s gjithashtu ndodhet në listë, por transferimi i këtij të fundit është i vështirë, pasi i njëjti kërkohet edhe nga Mançester Junajtedit, ndërsa edhe vlera e tij është shumë e lartë në tregun europian, plotë 100 milionë euro.

Ndërkohë sa i përket mesfushorit të Romës, Pellegrini, ai ka një klauzolë me skuadrën “romake”, që kap shifrën e 30 milion euro.

Mbetet të shihet nëse PSZH do të arrijë të transferojë ndonjërin prej tyre, duke pasur parasysh se që të tre janë të lidhur me kontrata me skuadrat e tyre aktuale.

Leave a Reply