PSZH ende nuk ka paguar klauzolën për Nejmar! Barcelona pezullon transferimin

Paris Sen Zhermeni ende nuk ka paguar klauzolën e Nnejmar prej 222 milionë euro,

dhe për këtë qëllim klubi i Barcelonës ka vendosur ta bllokojë transferimin e brazilianit në “Parkun e Princërve”.

Sipas mediave spanjolle banka nuk ka çertifikuar ende likuiditetin e shumës përmes së cilës do të bëhet dhe transferimin i futbollistit te nënkampionët e Francës.

Në këtë mënyrë mungon dokumentacioni nga federata spanjolle, e cila nuk e lëshon pa marrë miratimin e klubit të Barcelonës.

Kjo është edhe arsyeja se pse Nejmar nuk mund të debutojë me fanellën e Paris Sen Zhermenit, edhe pse fundjava në elitën e futbollit francez sjellë me vete ndeshjet e javës së dytë.

Leave a Reply