Komitët bojkotojnë ndeshjen e Vardarit ndaj Fenerbahçes

Grupi i tifozëve “komitët” kanë vendosur të bojkotojnë ndeshjen e skuadrës së Vardarit ndaj Fenerbahçes, e velfshme për fazën “play-off” të Liga Evropa, duke kërkuar nga të gjithë tifozët e skuadrës kampione të Maqedonisë që mos të blejnë bileta për këtë ndeshje.

Përveç kësaj me 17 gusht, me fillim në ora 19:00, një orë para strartit të ndeshjes “komitët” do të protestojnë para tribunës jugore, e cila është paraparë që të ju takojë tifozëve të Fenerbahçes.

Pikërisht ky vendim ka irituar tej mase tifozët e Vardarit, të cilët thonë se kjo është jo profesionale dhe jo serioze nga ana e tyre.

Leave a Reply