Milani konfirmon se nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus

Milani ka njoftuar se asnjë person nga stafi dhe asnjë futbollist nga skuadra e parë nuk janë të prekur nga koroanvirusi.

Presidenti i klubit italian, Paolo Skaroni, kishte dhënë një deklaratë që kishte shkaktuar konfuzion, duke thënë se në klubin “kuqezi” janë disa futbollistë të infektuar me koronavirus.

Mirëpo, Milani ka sqaruar situatën përmes një njoftimi zyrtar ku ka bërë të ditur se asnjë person ose futbollistë nga skuadra e parë nuk janë të infektuar.

“AC Milan njofton se bazuar në testet mjekësore të kryera deri më tani si për lojtarët e ekipit të parë, ashtu edhe për stafin, nuk ka pasur ndonjë rast pozitiv të Covid-19. Ekipi do të vazhdojë programet e tyre të trajnimit individual në Milano dhe të gjitha ekzaminimet e duhura mjekësore do të përfundojnë për të gjithë lojtarët në dispozicion të trajnerit në ditët në vijim” – thuhet në njoftimin e klubit italian.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply