Lajm i mirë, Premierliga rikthehet në aksion, ja data e zhvillimit të ndeshjes së parë!

Një lajm shumë i mirë në këtë kohë pandemi na vjen nga Anglia, e që ka të bëjë me Premierligën dhe rifillimin e këtij kampionati, që pa dyshim është një ndër kampionatet më të mira të momentit.

Ndeshjet e para në Premierligën angleze pas pandemisë “Covid-19” do të luhen nga 12 qershori. Kështu vendosi Qeveria e Britanisë së Madhe, e cila nga 1 qershori do të lejojë ngjarjet kulturore dhe sportive me dyer të mbyllura.

“Nga 1 qershori lejohen ngjarjet kulturore dhe sportive të zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, duke shmangur rrezikun e kontakteve sociale në shkallë të gjerë”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Xhonson.

Stërvitjet e skuadrave të plota do të nisin nga 1 qershori, ndërsa ndeshjet e para pritet të zhvillohen me 12 qershor.

Ky lajm ka gëzuar tifozët e futbollit anglez, e në veçanti ata të Liverpullit, që janë shumë pranë titullit të kampionit, të cilin e prisni tashmë 30 vite.

Leave a Reply