ISHP do të sigurojë 400 teste për “Covid 19” për ekipet e Ligës së Parë

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë në “Shtëpinë e Futbollit” zhvilluan takim me përfaqësuesit e klubeve në Ligën e Parë. Në takimin e zhvilluar morën pjesë edhe përfaqësues nga Instituti për Shëndet Publik të udhëhequr nga epidemiologu dr. Zharko Karaxhoski.

Pjesa e parë e takimit ishte kushtuar  planit, masave dhe procedurave PDF ndaj „CoVid-19“ për vazhdimin e procesit të stërvitjeve dhe luajtja e ndeshjeve pa praninë e publikut të përpunuara nga Federata e Futbollit të Maqedonisë me kerkesë nga institiucionet shëndetësore.

Versioni final i protokollit shëndetësor do të pësojë ndryshime, pasi përfaqësuesit e Institutit për Shëndet Publik ranë dakord me propozimet e klubebeve për të filluar me stërvitje dhe zhvillim të ndeshjeve.

Epidemiologu Zharko Karaxhoski tregoi kushtet për klubet që të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë epidemiologjike, duke theksuar se protokolli i shtetit duhet të respektohet pa kushte.

Instituti i Shëndetit Publik ka premtuar se do të sigurojë 400 teste për Covid 19 që do të mbulojnë të gjithë futbollistët dhe stafin teknik të dhjetë klubeve, si dhe për personat zyrtarë në ndeshjet e Ligës së Parë.

Leave a Reply