“Këpuca e Artë”, Levandovski parakalon Immobilen

Me rifillimin e kampionateve kthehet edhe gara për fitimin e “Këpucës së Artë” për sezonin 2019-2020.

Nëse para ndalesës Çiro Immobile mund t’i shihte të gjithë nga lart poshtë, falë 27 golave të tij në 26 ndeshje të “Serie A”, tanimë në krye është ngjitur Robert Levandovski, që në katër ndeshjet e fundit, që korrespondojnë me rifillimin e Bundesligës, jo vetëm që e ka arritur rivalin e tij italian, por edhe është shkëputur me pikë.

Gol në ndeshjen përballë Union Berlinit, gol kundër Ajntrahtit të Frankfurtit dhe një dygolësh në sfidën e fundit ndaj Furtuna Dyzeldorf për një total prej 29 finalizimesh në 27 ndeshje.

Çiro duhet të nisë të mendojë që tani për ta mposhtur konkurrencën e tij. Ai ka edhe avantazhin e numrit të ndeshjeve, pasi do të zhvilloje plot 12 takime në “Serie A” deri në mbyllje.

Momentalisht, polaku Levandovski kryeson me 58 pikë, më pas vjen Immobile me 54, duke parë që të dy militojnë në kampionate me koeficientin e golit 2.

Në vendin e tretë dhe të katërt janë dy sulmues të tjerë të Bundesligës, Timo Verner (48 pikë) dhe Erling Haaland (44), teksa TOP5 mbyllet me Kristiano Ronaldon, që ka 21 gola, apo 42 pikë.

Renditja për Këpucën e Artë:
Çiro Imobile | Lacio | 27 gola (54 pikë)
Robert LeVandoVski | Bajern Munih | 27 gola (54)
Timo Verner | RB Lajpcig | 24 gola (48)
Erling Haaland | RB Salzburg/Borusia D. | 26 gola (44)
Kristiano Ronaldo | Juventus | 21 gola (42)
Lionel Messi | Barcelona | 19 gola (38)
Xhemi Vardi | Leçester Siti | 19 gola (38)
Kylian Mbappe | PSZH | 18 gola (36)

Leave a Reply