Jalçën dëshiron njërin prej vëllezërve Xhaka te Beshiktashi!

Trajneri i Beshiktashit, Sergen Jalçën ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit shqiptar të Bazelit, Taulant Xhaka.

Siç raporton “Nethaber”,  Taulant Xhaka është në krye të listës së dëshirave të klubit nga Stambolli, që këtë edicion, që pritet të rifillojë me 12 qershor, ta mbyll në pozitat, që do ju siguronte atyre një vend për në garat europiane, e që është kusht për të bindur Taulantin për t’iu bashkuar atyre.

Taulant Xhaka, që njëkohësisht mbron edhe ngjyrat e Kombëtares shqiptare, është një ndër futbollistët më të rëndësishëm të Bazelit, për të cilën skuadër këtë edicion ka zhvilluar gjithsej 33 ndeshje, 21 prej të cilëve në Superligën e Zvicrës.

Leave a Reply