Lena dhe Mici stërviten bashkë!

Gledi Mici dhe Nijas Lena ndodhen në Tiranë. Mbrojtësit të majtë i ka përfunduar kontrata me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa Lena është zyrtarisht i lirë nga ekipi i Strugës. Të dy po presin hapjen e merkatos verore për të vendosur për sezonin e ri. Mici është përfolur për t’iu bashkuar skuadrës së Tiranës, ndërsa mesfushori është mjaftuar duke treguar se mund të qëndrojë në kryeqytet.

Të dy lojtarët po stërviten intensivisht nën urdhrat e Roland Peqinit, ish-futbollistit të DInamos që prej kohësh është shndërruar në “usta” të seancave individuale. Pritet me interes të shihet se ku do të jetë e ardhmja e dy lojtarëve, teksa cilësitë dhe forma s’u mungon për të kontribuar në kampionatin shqiptar.

Leave a Reply