Alban Miftari largohet nga Vardari i Forinës

Portieri shkupjan, Alban Miftari ka ndërprerë bashkëpunimin me Vardarin e Forinës. Palët janë ndarë miqësisht dhe me marrëveshje të dyanshme. Miftari u transferua te skuadra e Ligës së Dytë në janar të këtij viti nga FC Shkupi. Gardiani shkupjan regjistroi paraqitje të mira me Vardarin e Forinës, ndërsa tashmë do të kërkojë një ambient të ri për të vazhduar karrierën e tij në sezonin e ri.

Miftari më herët ka qenë pjesë edhe e futbollit kosovar, ku ka luajtur me FC Ferizaj dhe FC Vitia, ndërsa në vendin tonë përveç me Shkupin, ka mbrojtur edhe portën e Skopjes.

Sipas asaj që arrijmë të mësojmë, Miftari do të vazhdojë të qëndrojë në futbollin vendor, ndërsa ditëve në vijim pritet të zyrtarizojë edhe marrëveshjen me klubin e ri.

Leave a Reply