Buzëqeshin te Levante, Enis Bardhi rikthehet këtë fundjavë

Enis Bardhi është kuruar plotësisht nga lëndimi, që e kishte lënë tashmë një kohë më të gjatë larg fushave të futbollit.

Bardhi ishte dëmtuar në ndeshjen e shtatorit të përfaqësueses së Maqedonisë kundër Rumanisë në Shkup, dhe që nga atëherë i njëjti i ka munguar edhe skuadrës së tij, Levantes, që pa shkupjanin në formacion, ende nuk e ka shijuar fitoren këtë edicion në La Liga.

Pas 9 xhirove të kaluara, Levante me vetëm 5 pikë renditet në pozitën e 18-të, ndërsa këtë fundjavë skuadrën e Bardhit e pret një përballje e vështirë, ajo kundër Seviljës në transfertë.

Bardhi gjatë ditës së sotme ka kryer një stërvitje të plotë nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Havier Pereira, i cili zëvendësoi Pako Lopez vetëm dy javë më parë.

Bardhi këtë edicion ka zhvilluar vetëm 3 ndeshje me Levanten, edhe atë në vetëm një prej tyre kishte luajtur titullarë. Me rikthimin e tij pritet që edhe Levante të ringjallet në kampionat dhe të ik nga pjesa e poshtme e tabelës së klasifikimit. (infOSport.mk)

Leave a Reply