Lajm aspak i mirë për Dortmundin, Haaland do mungojë një kohë më të gjatë

Borusia e Dortmundit do të jetë e detyruar që për një kohë të luaj pa sulmuesin e saj kryesor, Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez ka dëmtuar ijen dhe do i duhet kohë për tu rikthyer në fushat e blerta, ka pohuar trajneri i “milionerëve”, Marco Rose.

“Është koha që të përqëndrohem te rikuperimi. Do të kthehem edhe më i fortë!” – ka shkruar në profilin e tij në Twitter, Erling Haaland.

Mungesa e tij është një lajm jo i mirë për klubin e Dortmundit, që aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në renditjen e Bundesligës, me vetëm një pikë më pak se Bajerni i Munihut.

Haaland, njëjtë sikurse dhe Robert Levandovski, në kampionat ka shënuar 9 gola, ndërsa gjithsej këtë edicion në 10 ndeshje të zhvilluara numëron 13 gola, duke dëshmuar se për momentin është në formën e tij më të mirë.

Leave a Reply