Odise Roshi shënon një eurogol, por “VAR” i prish festën (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi në takimin e sotëm të skuadrës së tij Akhmat Grozni në transfertë kundër Krasnodar, shënoi një eurogol të vërtetë, mirëpo festën e tij i’a prishi sistemi VAR, që e anuloi golin, njofton “infOSport.mk”.

Roshi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur rezultati ishte 1:0 në favor të vendasve të Krasnodar, shënoi një super gol nga një distancë prej 25 metrash. Megjithëse në atë super ekzekutim të Roshit nuk bëhej fjalë për pozicion jashtë loje, kjo kishte ndodhur në momentin që do të vinte pasimi te sulmuesi shqiptar dhe për këtë arsye ishte anuluar goli i tij.

Odise Roshi shënon një euro gol, por VAR i'a anulon

Odise Roshi shënon një euro gol, por VAR i'a anulon

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 22 юли 2020 г.

Në fund skuadra e Akhmat Groznit pësoi disfatë 4:0, duke i mundësuar ekipit të Krasnodar që të zë vendin e tretë në renditje, që ju siguron atyre një vend për në eliminatoret e Ligës së Kampionëve Europian.

Në anën tjetër Akhmat Grozni e mbylli sezonin në vendin e 13-të me 31 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply