ZYRTARE, Orhan Ibishi mbetet pjesë e kampionëve të Kosovës në futsal

Shkupjani Orhan Ibishi do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës kampione të Kosovës në futsal, Mabetex Prishtina edhe për sezonin e ri garues, njofton “infOSport.mk”.

Ibishi me skuadrën nga kryeqendra kosovare shkroi historinë sezonin e kaluar, duke u shpallur për herë të parë kampion të Kosovës, ndërsa të kënaqur nga angazhimi i tij dhe përvoja që ka, drejtuesit e FC Mabetex Prishtina, vendosën që të vazhdojnë bashkëpunimin me shkupjanin, i cili para se të transferohej te skuadra e Mabetex Prishtina, kishte qenë pjesë e Besës së Pejës.

Ndërkohë në futsalin vendor, Ibishi ka luajtur me Futsal Shkupin, Juventus Seravën dhe Zhelezarecin, ndërsa numëron shumë ndeshje edhe me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në futsal, aty ku për momentin luan edhe rolin e ndihmës seleksionuesit Vasko Skenderovski.

Leave a Reply