Xhemal Ibishi prezantohet te Lokomotiva e Zagrebit

Xhemal Ibishi ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, pasi të premtën në mbrëmje vendosi ti bashkohet skuadrës kroate të Lokomotivës së Zagrebit, njofton “infOSport.mk”.

Shkupjani, i cili u rrit si futbollistë te Vardari, vendosi ti jap fund aventurës te kjo skuadër, kjo edhe për shkak krizës financiare që po përjeton klubi “kuqezi” nga kryeqendra jonë.

19-vjeçari Ibishi në këtë mënyrë i bashkohet kolonisë shqiptare te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit, që ishte surpriza më e këndshme e edicionit të kaluar në elitën e futbollit kroat, duke përfunduar si skuadra e dytë në tabelë, menjëherë pas gjigandëve të Dinamo Zagrebit.

Ndryshe Ibishi te Lokomotiva do të rigjejë 4 futbollistët shqiptarë, Myrto Uzunin, Indrit Tucin, Enis Çokajn dhe Jon Mersinajn, pasi Lirim Kastrati sezonin e ardhshëm do të luaj bashkë me Arijan Ademin te Dinamo Zagrebi.

Leave a Reply