Fitore historike, Lajpcigu eliminon Atl. Madridin dhe prej gjysmëfinalet e LK (VIDEO)

Lajpcigu me plotë meritë është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa sonte në Lisbonë të Portugalisë eliminoi spanjollët e Atletiko Madridit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e themeluar në vitin 2009 në këtë mënyrë arriti suksesin më të madh në historikun e saj, duke siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës më prestigjioze europiane në nivel klubesh.

2:1 ishte rezultati përfundimtarë i këtij takimi, me të 3 golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Ish futbollisti i Dinamo Zagrebit, Dani Olmo në minutën e 51-të kaloi në epërsi Lajpcigun, skuadër kjo që deri në ato momente kishte dominim të plotë të topit, mirëpo me inkuadrimin në lojë të Zhoal Feliks nga ana e Diego Simeone, loja e Atletiko Madridit morri ngjyrë, ndërsa pikërisht talenti portugez në minutën e 71-të pas një super aksioni përfitoi penalti, të cilën më pas e shndërroi edhe në gol, për barazim të rezultatit në 1:1.

Golin e fitores për skuadrën gjermane të Lajpcig e realizoi rezervisti, Tajler Adams, i cili kishte edhe ndihmën e mborjtësit malazez Saviç, i cili në tentativë për të bllokuar goditjen e futbollistit amerikan, devijoi topin në rrjetën e Oblak.

Lajpcigu në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Paris Sen Zhermenin, që mbrëmë në mënyrë dramatike eliminoi Atalantën e Berat Xhimshitit (2:1).

Leave a Reply