Barcelona-Bajern Munih, formacionet e mundshme

Barcelona dhe Bajern Munih sonte do të zhvillojnë një ndër përballjet më interesante çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Që të dyja skuadrat ndodhen në  formë të mirë, derisa trajnerët Kike Setien dhe Hansi Flik me siguri se po bëjnë llogaritë e fundit, për të gjetur formulën e duhur për të kaluar tutje.

Trajneri i Barcelonës, Setien, duket se do të ndryshojë diçka edhe në skemë, duke tentuar një formacion 4-4-2, i cili me gjasë në raste të ndryshme mund të shndërrohet edhe në 3-1-4-2 apo 3-5-2, me Serxhi Roberto që lejon të gjitha këto rotacione, për t’i dhënë Semedos hapësira në krahun e djathtë.

Në anën tjetër trajneri i “bavarezëve”, Hansi Flik me shumë gjasa do të luaj me formacionin e tij të zakonshëm, 4-2-3-1, ku fjalën kryesore në repartin e sulmit do të ketë Robert Levandovski.

Më poshtë mund të shihni edhe formacionet e mundshme të përballjes së sotme, Barcelona – Bajern Munih, që starton në ora 21:00.

Leave a Reply