Rabotniçki falë “dopietës” së Djurdjeviç mund Bellasicën (VIDEO)

Rabotniçki ka regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri, teksa sot në ndeshjen e vetme të javës së dytë në elitën e futbollit vendor, mundi Bellasicën me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Hero i “romantikëve” doli të jetë përforcimi i fundit i tyre në këtë afat kalimtarë të verës, Fahrudin Djurdjeviç, i cili realizoi që të dy golat, nga një në secilën pjesë.

Në të dyja rastet në rolin e asistuesit, ishte Kristijan Stojkovski, ish futbollist i FC Shkupit, i cili te Rabotniçki, gjithashtu erdhi këtë merkato nga rradhët e Akademia Pandev.

Rabotniçki avanson ndaj Bellasices

Rabotniçki avanson ndaj BellasicesRABOTNIÇKI – BELLASICA 1:0(F. Djurdjeviç 38')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 август 2020 г.

Asistin e parë për Fahrudin Djurdjeviç, Stojkoski e dha në minutën e 38-të, ndërkohë në golin e dytë asistoi në minutën e 50-të, kësaj rradhe nga rivënia e këndit, kur sulmuesi Djurdjeviç, me kokë shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Siljanovskit.

Djurdjeviç shenon edhe golin e dyte ndaj Bellasices

Djurdjeviç shenon edhe golin e dyte ndaj BellasicesRABOTNIÇKI – BELLASICA 2:0(F. Djurdjeviç 50')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 15 август 2020 г.

Rabotniçki në këtë mënyrë arkëtoi 3 pikët e para në sezonin e ri, ndërsa Bellasica duhet shpresuar që një gjë të tillë të bëjë javëve në vazhdim, pasi edhe në xhoron e parë kjo skuadër kishte pësuar nga Sileksi (0:6).

Foto: gol.mk

Leave a Reply