Bilali optimist para ndeshjes me Makedonija GJ.P: “Pikët mbesin në Çair”

Mesfushori i FC Shkupit, Sabit Bilali ka folur në prag të ndeshjes me Makedonija Gj.P, nga e cila skuadra nga Çairi pret që të merrë edhe pikët e plota, shkruan “infOSport.mk”. Për Bilalin kjo ndeshje do të jetë disi më e veçantë, pasi do të luaj kundër ish skuadrës së tij, njëjtë sikurse edhe Ilirid Ademi, që tashmë të dy bashkë veshin fanellën “bardhekaltër” të FC Shkupit.

“Të dielën na pret ndeshja e dytë e kampionatit kundër Gjorçe Petrovit, jemi të përgatitur mirë taktikisht kështu që shpresojmë se tre pikët do të mbesin në Çair”, është shprehur Bilali për faqen zyrtare të klubit nga Çairi.

Ndeshja FC Shkupi – Makedonija Gjorçe Petrov luhet me fillim në ora 17:00 në stadiumin e Çairit, mirëpo pa praninë e tifozëve për shkak pandemisë “Covid 19”.

Leave a Reply