Një futbollist i Vardarit të Forinës rezultoi pozitiv me “Covid 19”!

Vardari i Forinës gjatë ditës së sotme zhvilloi takimin e parë sezonal në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa para këtij takimi trajneri Ilami Iseni hasi në probleme, pasi nuk mund të llogariste në shërbimet e njërit prej futbollistëve me më përvojë në skuadër, Dejan Leskaroski, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti i ardhur nga Labunishta gjatë kësaj merkatoje kishte rezultuar pozitiv në testin “Covid 19”, ndërsa një gjë të tillë kishte njoftuar përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook”.

Siç mëson “infOSport.mk”, Leskaroski është futbollisti i vetëm që ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testeve të bëra të martën te skuadra e Vardarit nga Forina.

Leave a Reply