Historike, jo vetëm “tripleta”, Bajerni thyen tabunë e Ligës së Kampionëve

Suksesi madhështor i Bajernit të Munihut në Ligën e Kampionëve shënon një tjetër arritje të jashtëzakonshme për kampionët më të rinj të Europës.

Skuadra e Hansi Flik, që arriti të pushtojë Kontinentin e Vjetër pas 7 vitesh mungesë, bëhet ekipi i parë në histori që fiton të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampioneve në një sezon.

Bajerni i Munihut avanson ne finalen e madhe te Lisbones

Bajerni i Munihut avanson ne finalen e madhe te LisbonesPSZH – BAJERN MUNIH 0:1(K. Koman 59')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 август 2020 г.

Për shkak të ndryshimit të formatit të ndeshjeve me eliminim të Ligës së Kampioneve këtë sezon, Bajerni luajti në total 11 ndeshje, por si asnjëherë më parë, ata bëhen ekipi i vetëm që tregohen absolutë në të gjitha takimet e këtij sezoni, që pati një fund të merituar për gjermanët, të cilët në finalen e madhe të Lisbonës me rezultat minimal 1:0 mundën Paris Sen Zhermenin.

Për Bajernin e Munihut trofeu i mbrëmshëm, ishte i 6-ti në historinë e Ligës së Kampionëve, me ç’rast “bavarezët” u barazuan me Liverpullin.

Bajern Munihu duke festuar titullin në Ligën e Kampionëve për edicionin 2019/2020 🏆🥇🏆🥇🏆🥇

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 август 2020 г.

Leave a Reply