Një shkupjan në sulmin e Arbërisë

KF Arbëria nga Kosova që për herë të parë do të luaj në Superligën e Kosovës, ka angazhuar sulmuesin shkupjan, Sunaj Hasan, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi shtatëlartë, i cili hapat e parë i kishte bërë te FC Shkupi, së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Labunishtit në Ligën e Dytë të vendit, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Gostivarin, EuroMilkun dhe Vëllazërimin.

Shkupjani gjithashtu kishte pasur edhe një eksperiencë të shkurtër në futbollin turk, duke luajtur me skuadrën e Sarayönu Belediyespor, ndërsa kjo për Hasanin do të jetë kjo eksperienca e dytë në futbollin kosovar, pasi më herët kishte luajtur edhe me ekipin e Vitisë në Ligën e Dytë të Kosovës, transmeton “infOSport.mk”.

Hasan menjëherë i është bashkuar skuadrës së tij të re, e cila në sezonin debutues në Superligën e Kosovës do të udhëhiqet nga Arbnor Morina, një emër i njohur ky në futbollin kosovar.

Leave a Reply