“Dardanët”dhe Presheva vlerësojnë Agim Ademin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është vlerësuar për punën e tij nga tifozët “Dardanët” si dhe nga portali “Preshevajone”. Këta të fundit madje kryetarin e FFK-së e kanë shpallur personalitet të vitit, përderisa Ademi nga një anketë e realizuar nga tifozët Dardanët u vlerësua tejmase për menaxhimin e bërë në Federatën e Futbollit të Kosovës gjatë këtyre dy viteve e gjysmë.

Postimi i plotë nga Lugina për Agim Ademin:

I tillë për vitin 2019/2020 ka qenë z. Agim Ademi,i cili përveq përkushtimit të tijë në federatë, ka treguar se ndjenë përgjegjësi për afrimin e gjithë shqiptarëve rrethë kombëtares, në mënyrë që të kenë një krenari të përbashkët.

Zakonisht, personalitetin e vitit e shpallim në fund të vitit, por, kësaj herë kemi arsye të madhë të bëjmë një përjashtim, pasi që ditë më parë, z. Ademi u shpallë i pafajshëm nga shkalla e dytë e gjyqsorit, pasi që ishte dënuar me burgim efektiv, ani pse të gjithë e kishin të qartë se e gjithë ngjarja ishte një manipulim i llojit të vetë.

Dashakëqinjët, si hijena po i mprehnin dhëmbët që të dënohej z. Ademi, e pastaj t’i suleshin Federatës, por, z. Ademi i pa lëkundur dhe i bindur në pafajsinë e tijë, po e priste i qetë vendimin e gjyqsorit, e në anën tjetër me intenzitet edhe më të madhë po merrej me futbollin dhe sportistët.

Asnjë federatë sikur kjo e Kosovës, sikur kjo të cilën e udhëheq z. Ademi nuk i ka qëndruar afër sportistëve gjate pandemise, të cilëve u ka ndarë secilit vec e vec mjete, u ka ndarë edhe klubeve, e i organizuar bashkë me djemtë e kombtares së Kosovës, ka treguar humanitet në kohën e pandemisë, edhe atë duke e shtrire humanitetin e tyre edhe në Kosovën Lindore, ku kanë ndarë 50 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Duam t’i bëjmë me dije kryetarit Ademi, se tash kur pritet të fillojnë ndeshjet për kombtaren e Kosovës, e gjithë Lugina e ndjek me vëmendje dhe pa frymë cdo ndeshje, duke e porositur që të vazhdojnë me të njejtin ritëm e të mos ndalen duke na bërë krenarë, Agimi bashkë me bashkëpuntorët e tij.

Leave a Reply