Feronikeli transferon sllovenin, Ozbej Kuhar

FC Feronikeli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin slloven, Ozbej Kuhar, transmeton “infOSport.mk”.  Bëhet fjalë për një mbrojtës 23-vjeçar, i cili te skuadra nga Drenasi, vjen nga rradhët e skuadrës së NK Triglav.

Ai te skuadra e Superligës së Kosovës vjen si agjent i lirë, ndërsa në të kaluarën vlen të theksohet se ishte pjesë edhe e përfaqësueses U21 të Shqipërisë.

Kuhar me Feronikelin ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare, ndërsa bëhet transferimi i 7-të i skuadrës nga Drenasi, pas malazezit, Marko Miliçkoviç, brazilianit Marclei, Argjend Bardhit, Bedri Grecës, portierit Ilir Avdylit dhe reprezentuesit të përkohshëm të Kosovës,  Alban Pnishit.

Leave a Reply