Mësohet paga marramendëse e Sabien Lilajt te FC Prishtina!

Mesfushori nga Shqipëria, Sabien Lilaj është transferi më i ri në rradhët e FC Prishtinës. Reprezentuesi shqiptarë ishte kryefjala e mbrëmjes që po lëmë pas, ndërsa siç raportojnë mediat në Kosovë, Lilaj do të jetë një ndër futbollistët më të paguar në Superligë.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, mesfushori ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin nga kryeqyteti kosovar, ndërsa shuma që do të përfitojë brenda kësaj periudhe kap shifrën e 250 mijë eurove, ose pak më shumë se 83 mijë euro në vit.

Ndryshe lajmin për transferimin e Lilajt te FC Prishtina, e konfirmoi njëri nga aksionerët më të mëdhenj të klubit të njohur kosovar, Rahman Haradini.

Leave a Reply