ZYRTARE, Gledi Mici vishet “bardhekaltër”

Gledi Mici edhe zyrtarisht ka firmosur me skuadrën e njohur kosovare të FC Prishtinës, njofton “infOSport.mk”.

Mici te Prishtina do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës te Skënderbeu, Sabien Lilajn, i cili ditë më parë u prezantua te skuadra nga kryeqendra kosovare.

Të dy futbollistët ishin në planet e Partizanit për t’u transferuar gjatë merkatos verore, por përgjigjia refuzuese e CAS-it për t’i hapur merkaton të kuqve nga Tirana për shkak të transferimit të Eraldo Çinarit detyroi të dy lojtarët të firmosnin me një tjetër klub.

Gledi Mici prezantohet te Prishtina

Публикувахте от infosport.mk в Четвъртък, 10 септември 2020 г.

Ish dyshja e Skënderbeut tashmë do provojë veten në futbollin kosovar, aty ku së fundmi po zbarkojnë shumë futbollistë nga Shqipëria.

Mici së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, për të cilën skuadër ka zhvilluar  gjithsej 60 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte luajtur edhe me Kamzën, Kukësin, Flamurtarin dhe Skënderbeun.

Leave a Reply