ZYRTARE, Serie A me pesë zëvendësime edhe në sezonin e ri

Serie A, edhe sezonin e ri futbollistik do të ketë pesë zëvendësime. Një gjë të tillë ka konfirmuar numri një i futbollit italian, (FIGC), Gabriele Gravina, përmes një konference për shtyp.

“Lega Serie A ka kërkuar aplikimin e pesë zëvendësimeve gjatë sezonit 2020/21. Prandaj mund të them që sot që do të lejohen pesë zëvendësime që nga fillimi i kampionatit”, është shprehur Gravina.

Është FIFA që ka lejuar diçka të tillë edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa këtë gjë kanë shfrytëzuar shumica e kampionateve europiane, me përjashtim të Premierligës angleze.

Leave a Reply