LPFMV, java e 8-të zhvillohet të shtunën, e diela sjellë vetëm një ndeshje

Java e 8-të në elitën e futbollit vendor do të startojë të shtunën me 5 ndeshje në program, derisa e diela do na sjellë derbin e përjetshëm, atë midis Pelisterit dhe Vardarit, njofton “infOSport.mk”.

Ky ndryshim vjen edhe për shkak grumbullimit të ekipit përfaqësues të vendit gjatë ditës së diel.

Kështu pjesa më e madhe e ndeshjeve do të zhvillohen të shtunën, ndërkohë ndeshjet e Ligës së Dytë në të dyja konferencat do të zhvillohen të dielën.

Të gjitha ndeshjet këtë fundjavë në futbollin vendor do të zhvillohen me fillim në ora 15:00.

LPFMV – Java 8

Shkëndija 03.10 (15:00h) Sileksi
FC Shkupi 03.10 (15:00h) Boreci
Bellasica 03.10 (15:00h) Renova
Mak.Gj.P 03.10 (15:00h) Struga T&L
Rabotniçki 03.10 (15:00h) Ak.Pandev
Pelisteri 04.10 (15:00h) Vardari

Leave a Reply