Mikel Arteta dhe Arsenali synojnë edhe dy transferime para 5 tetorit!

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta synon që të bëjë edhe disa transferime, me qëllim që ta ta përforcojë edhe më shumë skuadrën e tij për sezonin e ri garues 2020/2021.

Një gjë të tillë ka pohuar ish mbrojtësi i Arsenalit, Li Dikson, supas të cilët Arsenali dhe Arteta po shpresojnë që të sigurojnë shërbimet e Houssem Aouar nga Lioni.

Mirëpo ky nuk është emri i vetëm në listën e dëshirave të trajnerit Mikel Arteta, i cili i ka vënë syrin edhe mesfushorit të Atletiko Madridit, Thomas Partey.

Dikson beson se këto marrëveshje do të arrihen para 5 tetorit, kur edhe përfundimisht do të mbyllet afati kalimtar veror në Angli.

Leave a Reply